KreuCelebrity

Këngëtari shqiptar ndal koncertin për t’i dhuruar të dashurës lule: Faleminderit që ekziston

Pas ndarjes nga Majlinda, është komentuar shumë që Majk është në një lidhje me fashion blogeren, Melata Nushi. Ndonëse çifti ka zgjedhur të “heshtë”, fotot e shkrepura nga paparacët kanë zbuluar gjithçka. Megjithatë kjo kohë duhet se i përket tashmë të shkuarës.

Mediat kosovare shkruajnë se teksa Majk ishte në një koncet, ai e ka ndërprerë për një moment këndimin dhe ka bërë një dedikim për partneren e tij. Ai i ka kërkuar Melitës të ngjitet në skenë dhe në mes të dhjetëra personave që ishin të pranishën në club i ka dhuruar një buqetë me lule duke e falenderuar që është bërë pjesë e jetës së tij.

“Faleminderit që ekziston zemra ime, të dua shumë”,- i ka thënë ai dhe i gjithë publiku ka shpërthyer në duartrokitje.

Nuk kishte mënyrë më të bukur për t’ia thënë se sa shumë e donte apo jo? Bravo Majk!

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF