Kujt i drejtohesh ku ke nevojë për ndihmë, kur ke nevojë për një shpatull që mund të mbështesësh kokën apo kur ke nevojë që t’i tregosh se sa e gëzuar dhe ajo nuk do të të xhelozojë që ti je e lumtur, përkundrazi do të gëzohet sepse ti je e gëzuar? Nuk ka nevojë për t’u menduar gjatë…padyshim motra.
Elvana Gjata ndonëse tregohet paksa e rezervuar për jetën e saj private, ka zgjedhur të ndajë me ne dy foto së bashku me motrën e saj, Migena Gjata ku rrezet e diellit janë bërë njësh me buzëqeshjen e tyre. Dy foto shumë të bukura, të cilat e tregojnë më së miri se si është marrëdhënia mes dy motrave.
Nëse keni bërë plane të ikni diku me shoqen ose me të dashurin, anulojini. Merrni motrën dhe këtë të shtunë, një ditë plot diell dhe një erë e ngohtë kalojeni, në shoqërinë e saj…



















