“Frika” më e madhe e një djali është momenti kur ai duhet të prezantojë të dashurën tek mamaja e tij.
E dimë shumë mirë, që çdo mama është xheloze pasi i ka marrë vëmendjen e djalit dhe pavarësisht se sa e mir mund të jetë nusja, për të do jetë asgjë përpara djalit. E dimë këtë. Por për Sinan Hoxhën, ky takim ka dalë jashtë çdo parashikimi. Ai e cilëson si skandaloz, por ne absolutisht nuk mund ta quajmë të tillë. E din ipse? Sepse mamaja e Sinanit i ka puthur dorën kur e ka parë për herë të parë dhe për Sinanin, kjo gjë nuk ishte aspak normale.
“Takimi i parë ka qenë skandal. Mamaja ime mezi e priste, ç’të të them!? Takimi i parë, sapo hyn kjo [Andrra] mamaja ime fillon të qajë dhe merr e i puth dorën. Mua komplet më ra tavani sipër kokës. Mamaja ime t’i puthte dorën Andrrës? E mora shumë keq, nuk e di. Edhe sot e kësaj dite mamaja ime bëhet palë me Andrrën, ‘Ej!’, – thotë. ‘Ka lënë Gjermaninë ka ardhur në Tiranë për ty,”-u shpreh Sinani
Sikur të gjitha takimet nuse- vjehrrë të ishin kështu…



















