KreuCelebrity

Një në dy shqiptar, bloger mode? Drini Zeqo: Bëni ndonjë punë, zhvilloni mendjen!

Mund ta keni vënë re edhe ju, se kohët e fundit janë shtuar si kërpudhat pas shiut, fashion blogeret në Shqipëri. Mjafton të kesh një celular që nxjerr bukur fotot, disa veshje firmë dhe një profil me disa ndjekës në Instagram dhe shumë vajza e quajnë veten ‘blogere mode’.

Jemi të bindur që ti që po e lexon këtë lajm e ke patjetër një shoqe ose një shok të tillë. Mesa duhet, ndryshe nga ne, gazetari Drini Zeqo paska jo një, por shumë…aq sa qenka kthyer në një fenomen shqetësues për të.


Ai ka bërë një postim në rrjetet sociale, ku shkruan: Vendi me numrin më të madh të bloggereve dhe bloggerëve. Një në dy shqiptarë na doli blogger! Bëni ndonjë punë, zhvilloni mendjen! Leku nuk mund të blejë çdo gjë, sigurisht as shijen!

Epo, ka paksa të drejtë apo jo?

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF