Jo gjithmonë rastis që brenda çiftit, partnerët të gëzojnë të njejtin profesion. Në fushën e artit ky fenomen gjendet disi më shpesh, e nëse pyesni veten si është bashkëjetesa mes dy artistëve, këtë e vërtetojnë më mirë Klea Huta dhe Elgit Doda. U tha se po punojnë për një projekt të përbashkët, por kjo nuk është ajo çka zbuloi çifti në videot e fundit.
Si Klea, ashtu dhe Elgiti kanë publikuar në disa sekonda momente që kanë kaluar në studion e tyre muzikore. Të dy së bashku, ata kanë sjellë një version ndryshe të ‘E Dehun Jam’, teksa dëgjohen duke kënduar dhe luajtur në kitarë. Doda ka shkruar me shaka: ‘Na zunë hallet bashkë’, ndërsa Klea ka dhënë një tjetër shpjegim. ‘U nis për me kitarë, por doli A cappella. E du shumë këtë këngë. Nuk më pritej për të hedhur versionin me kitarë dhe publikova këtë copëz nga shpirti…shumë shpejt do të publikoj dhe versionin e plotë. Shresoj ta shijoni dhe ju’, është shprehur Huta, duke na lënë të kuptojmë se do të dëgjojmë dhe më shumë prej çiftit.
https://www.instagram.com/p/Bg9vdV9FNwa/
Megjithatë, fansat po presin me padurimi publikimin e këngës së re. Mbetet vetëm të presim…



















