KreuCelebrity

Më romantik se kaq nuk e kishim parë Granitin, dedikim të ndjerë dhe plot dhurata për të shoqen!

Vëllezërit Xhaka njihen tashmë jo vetëm për talentin në futboll, por edhe për natyrën e tyre romantike. Kokë e këmbë të dhënë pas partnereve në jetë, ka qenë Graniti ai që ka tërhequr vëmendjen me gjestin e fundit. Bashkëshortja e tij, Leonita ka festuar ditëlindjen e 26-të dhe çfarë kemi parë fillimisht ka qenë një super-urim nga futbollisti.

A post shared by Granit Xhaka (@granitxhaka)

“Zemër, ti më dhe gjithçka që më mungonte, ti më qendron pranë në çdo moment, fjalët janë të pakta për ty, por dije se të dua shumë….Ti je gjithçka për mua. Falemnderit Zot që më bekove me diçka si ti. Të dua shumë bukuroshja ime dhe ishalla o Zot jemi përjetë bashkë. Të uroj me shpirt çdo të mirë në këtë botë. Të premtoj se gjithmonë do jem pranë teje, si në të mirë dhe në të keq. Gëzuar ditëlindjen ëngjëlli im”, kanë qenë këto vetëm disa nga fjalët e shkruara në dedikimin e gjatë poshtë imazhit bardh e zi, ku Leonita dhe Graniti shihen të përqafuar me njëri-tjetrin. Por, urimi romantik nuk ka qenë dhurata e vetme për Leonitën.

A post shared by Granit Xhaka (@granitxhaka)

Një bizhuteri ari me inicialet e saj dhe të Granitit ka ardhur si surprizë nga ky i fundit, ndërsa 26-vjeçarja ka shkruar: “Për mua, ti je dhurata më e bukur”. Leonita ka marrë edhe një buqetë me lule nga stafi i Arsenal, duke kaluar kështu një ditëlindje të paharrueshme. Vërtetë romantik Graniti!

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF