KreuCelebrity

Këtë të diel, Kim Kardashian publikoi një foto kaq të ëmbël të Saint dhe Chi

Kim Kardashian ka treguar herë pas here se vajza e saj North është shumë xheloze për të vëllanë, madje ka pasur raste kur ia ka përplasur derën në fytyrë vetëm për faktin se nuk duron dot që ta ndajë mamanë e saj me dikë tjetër. Por fatmirësisht nuk ka ndodhur kështu me Saint dhe motrën e vogël, Chi. Saint e ka mirëpritur motrën e vogël dhe se si është marrëdhënia e tyre kim e ka treguar nëpëmjet një fotoje shumë të ëmbël në rrjetet sociale.

“Ai e do shumë atë”, shkruan ylli i ‘Keeping Up With Kardashian’ në foton ku Saint shfaqet duke i puthur hundën e voçkël, motrën.

Ndërsa North…mesa duket vijon të mbajë të njëjtin qëndrim. Dhe kjo foto na e konfirmon.

Chicago erdhi në jetë pak muaj më parë. Për shkak të gjendjes jo të mirë shëndetësore, Kim zgjodhi që vajzën e tretë ta sillnin në jetë nëpëmjet një nëne surrogate.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF