KreuCelebrity

Pa shifra e tabela, Ledioni na tregoi plot stil se mbrëmjen e së premtes triumfoi ‘The Voice’!

Duke nisur nga e premtja, televizionet më të rëndësishme në vend garojnë për të rrëmbyer shikueshmërinë. Të premten kunkurrojnë ‘Zonë e Lirë’ në Klan, ‘The Voice Kids’ në Top Channel dhe ‘Dancing With The Stars BEST’ në Vizion Plus. Me formatet përkatëse të argëtimit, kemi parë shpesh moderatorët të mburren me shifra e statistika të publikuara, për të treguar se kush ka dalë i pari.

https://www.instagram.com/p/Bg-28bWldnr/

Këtë herë ka qenë radha e Ledionit për të treguar se vëmendjen e publikut të premten që lamë pas e ka rrëmbyer ‘The Voice Kids’. Moderatori ka zgjedhur një tjetër mënyrë për ta qartësuar edhe më shumë këtë ide. Ai ka postuar në rrjetet sociale një foto të shkëputur nga spektakli, duke e komentuar mimikën e tij kështu: “Kur shikon tabelën e shikueshmërisë së ‘Voice Kids Albania’…Nejse, nejse”. Një përshkrim i tillë na lë të kuptojmë qartazi se mbrëmja e pardjeshme i ka siguruar audiencën e nevojshme Top Channel, me formatin dedikuar talentit të fëmijëve.

https://www.instagram.com/p/BhAAv00Fy4t/

Nuk e kemi vërejtur shpesh dëshirën e Liços për të folur në gjuhën e statistikave, por duket se shifrat e fundit nuk e kanë lënë indiferentë Ledionin. Sikur të shihnim dhe disa numra, nuk do të ishte keq!

https://www.instagram.com/p/Bg83bLiFt_z/

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF