KreuCelebrity

Pas Arminës, edhe Aurela/ Vajzat bëjnë xing me paraqitjen!

Një nga destinacionet e fundit të Arminës ishte dhe Milano, vend ku realizoi disa sete fotografike. Siç dhe jemi mësuar tashmë, kombinimet e ndryshme që Mevlani zgjedh nga postimi në postim, shpesh na bëjnë të dyshojmë: e kemi parë dhe diku tjetër këtë veshje? Ditët e fundit të marsit, e gjetën blogeren të inspiruar nga Emily Ratajkowski në veçanti, jo vetëm për zgjedhjen e firmës I Am Gia, por edhe për modelin e kostumit, që shihet i njejtë tek të dyja vajzat.

Në dallim nga Emily, Mevlani ka preferuar ngjyrën rozë, për të sjellë një version ndryshe të kombinimit pantallona-kanatjere ‘mini crop’, që duket se nuk janë vetëm të preferuarat e Arminës. Për të uruar Pashkët, Aurela Hoxha i është drejtuar së njejtës zgjedhje. Përpos kostumit, Hoxha ka parapëlqyer që kombinimit t’i shtojë detajin e syzeve të bardha, njësoj si Armina disa ditë më parë.

https://www.instagram.com/p/BhAGUsYAHbK/

Një punim i tillë, Mevlanit i ka dhuruar atmosferën e viteve ’90, ndryshe nga Aurela, e cila e ka parë si paraqitjen ideale për t’iu përshtatur festës së sotme. Tashmë, ju mbetet të zgjidhni, cilës prej vajzave i shkon më shumë?

A post shared by Armina Mevlani (@armina_mevlani)

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF