KreuCelebrity

Fejohet këngëtari shqiptar? Ja foto që po i vë të gjithë në dyshim!

Romancat, fejesat, celebrimet…Duket sikur gjithçka po e mësojmë nga rrjetet sociale. Kjo, sepse personazhet parapëlqejnë të tregojnë më shumë në llogaritë personale në rrjet. Një nga këngëtarët shqiptarë dyshohet se është fejuar së fundmi, e kjo falë postimit të fundit në Instagram.

Bëhet fjalë për Erik Lloshin, i cili jo më larg se në dhjetor konfirmoi ndarjen nga e dashura disa vjeçare. Duket se Eriku e ka rigjetur dashurinë dhe nuk ka pritur më gjatë ta finalizojë në fejesë marrëdhënien e re. Në foton e re, Lloshi duket teksa mban dorën e një vajze, në gishtin e së cilës shihet një unazë fejese. Ai e ka shoqëruar postimin me disa ikona zemrash, ndërsa komentet me urime kanë qenë të menjëhershme.

A post shared by Eriklloshi (@eriklloshi)

Eriku ende nuk ka dhënë një konfirmim zyrtar, megjithatë duket se gjithçka të çon drejt fejesës. Nëse është e vërtetë, urime Erikut!

https://www.instagram.com/p/BeY60qcjGcp/

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF