KreuCelebrity

Për Pashkë, Kate Midletton na suprizoi të gjithëve!

Të gjithë kishim menduar se ajo kishte marrë “lejen e lindjes” pasi mendohet se fëmija i tretë i famijles mbretërore do të vijë me datë 23 prill, por Kate dhe William u shfaqën “papritur” në kishën St George’s Chapel në Windsor me rastin e Pashkëve.

Dukesha dukej shumë elegante, por ajo që të gjithëve u tërhoqi vëmendje ishte kapelja e saj ngjyrë kafe, të cilën e kishim parë dhe një herë tjetër. Dhe po! Ishte e vërtetë. Me të njëjtën kapele, Kate ishte shfaqur në vitin 2015 në “St. Patrick’s Day”. Nuk është hera e parë që Kate zgjedh të veshë një veshje dy ose më shumë herë, megjithatë ajo duket po aq e bukur sa tre vite më parë.

Sipas “Hello”, Kate dhe William mbërritën pak me vonesë, por fundja një princeshë dhe princ asnjëherë nuk janë vonë, të tjerët kanë ardhur herët…apo jo. Çifti iu bashkua anëtarëve të tjerë të familjes mbretërore, mbretëreshës Elisabeth, princeshë Eugenie, por mungonin Princi Harry, Meghan Markle, Princi George dhe Princesha Charlotte.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF