Një foto e postuar në profilin e Ermal Mamaqit duket se i ka tërhequr vëmendjen Erion Veliajt, i cili nuk ka nguruar t’i komentojë.
Teksa po i “pyeste” ndjekësit e tij nëse do dëshironin një xhiro me motorin e tij të ri, Veliaj i shkruan se është koha e biçikletave…jo më kot po punohet për të ndërtuar korsi në kryeqytet që qyetarët të lëvizin me lehtësi dhe si kryebashkiak i qytetit i “takonte” të bënte këtë koment.
Por të gjithë e njohim Ermal Mamaqin dhe e dinim që nuk do ia linte mangët me përgjigjen. “Po ç’ke o burr se nuk ta shkeli njeri korsinë e biçikletave”, shkruan Ermali. Ky është një ndër rastet e “rralla” kur Ermalit ia “shkatërron” foton një komentuar (vëmendjen më të madhe e merr komenti se fotoja). Sa e sa herë mund ta ketë bërë moderatori këtë gjë tek fotot e bukurosheve shqiptare.
Për to, mori hak Erion Veliaj. Bravo Erion!



















