KreuCelebrity

Një njeri i veçantë për Noizy-n ka ditëlindjen dhe videoja me të cilin ai e uroi është shumë për të qeshur

Si i mendoni urimet për ditëlindje? Fjalë të bukura, shprehje të dashurisë…oh, kjo nuk është në natyrën e një reperi.

Prandaj Noizy e ka uruar kushëririn e tij në këtë formë. Altin Sulku feston sot ditëlindjen dhe çuditërisht Noizy i bëri një urim publik, por jo si ato që jemi mësuar ne të shohim. Reperi i hitit ‘Midis Tirone’ ka publikuar në profilin e tij në Instagram një video të Altinit teksa e kishte zënë gjumi në kolltuk (me siguri i lodhur pas një koncerti) dhe Noizy i bën një zgjim siç askush nuk do donte: duke e lagur me ujë në fytyrë.

Bashkangjitur video, ai shkruan: edhe 100 të tjera kusho.

@altin_sulku Edhe 100 tjera kushoo ?

A post shared by NOIZY (@zinizin) on

Ajo çfarë na bëri përshtypje ishte reagimi i Altinin. Sa i qetë…shumë prej nesh nuk do kishim reaguar kështu.  Do kishim bërtitur, mund të kishim filluar duke qarë, duke u ankuar, por edhe mund të kishte përfunduar në përleshje fizike, por Altini i dhuroi thjesht një buzëqeshje. Fundja Noizy për shaka e bëri.

Gjithsesi urim shumë i bukur ky!

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF