KreuCelebrity

Tre mundësi zgjdhjesh! Si të përgatisni në shtëpi maskën e duhur për fytyrën tuaj

Nëse keni menduar që të lini një takim në qendrat estetike për të bërë një trajtim të fytyrë, por jeni stepur kur keni parë çmimet e kripura, ju kuptojmë shumë mirë. Për këtë arsye, në këtë artikull ne kemi vendosur që të sjellim tek ju tre lloj maskash për fytyrën që mund t’i bëni vetë në shtëpi, pa shpenzuar shumë para.

Maska me qumësht
Qumështi është një nga përbërësit më adekuat për kujdes e lëkurës së fytyrës. Merrni pak qumësht pluhur dhe përziejeni me ujë. Vendoseni në fytyrë dhe lëreni të veprojë. Më pas, lajeni fytyrën me ujë të ngrohtë.

Të bardhat e vezëve
Nëse përziejmë një përbërës të dobishëm për lëkurën, siç janë të bardhat e vezëve me kos, maska e përftuar ndihmon shumë në rigjenerimin e lëkurës. Hidhni dy lugë kos, tek të bardhat e vezëve dhe në fund për të hequr maskën e fytyrës, përdorni ujë të ngrohtë.

Maska me kastravec
Kastravecët janë përbërësit e duhur për një lëkurë të thatë dhe të vajosur. Një maskë e tillë më tranguj, rigjeneron lëkurën dhe largon njollat nga fytyra.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF