KreuCelebrity

Alketa Vejsiu shkurton flokët dhe duket kaq e bukur!

Është ndër ato moderatore që ka ruajtur një imazh pothuajse të njëjtë në çdo dalje publike.

E veshur serioze, klas, Alketa Vejsiu është pa dyshim një ndër moderatoret shumë të dashura për publikun e saj. Kur flasim për të, na vjen gjithnjë një pamje pothuajse e njëjtë: flokët bjondë me një gjatësi mesatare dhe me smokey eyes. Por pas shumë kohësh, Alketa ka vendosur që të ndryshojë look. Bukuroshja është bërë pjesë e listës së gjatë të vajzave të ekranit që kanë shkurtuar flokët deri mbi supe.

Ajo ka ndarë me ndjekësit e saj në rrjetet sociale një foto u shfaqet më flokët e shkurtra, ku i pyet nëse i shkon ky ndryshim në pamje.

“Wo yll”
“Si yll”
“Sa të shkojnë”, janë disa nga komentet e ardhura në adresë të saj.

Edhe ne ndajmë të njëtin mendim me to. Alketa duket shumë e bukur me look të ri.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF