Fansat po e presin me padurim projektin e ri të Elvana Gjatës. Që pas ‘Forever Is Over’, po pritej diçka e re nga këngëtarja dhe vetë Elvana u kujdes të rrëmbente vëmendjen e ndjekësve. Bashkëpunimi i radhës vjen me reperin Ty Dolla Sign, e siç dhe e parashikuam, kënga do t’i dedikohet stinës së verës.
https://www.instagram.com/p/Bg_DxY6FEA3/
Gjata ka publikuar rreth tridhjetë sekonda nga klipi, që duket si një rikthim në vitet ’90-të. Palma, kadillakë dhe balerinë afro-amerikanë, kjo është atmosfera e videos kushtuar ‘Off Guard’. Nën tingujt ritmik, është edhe vetë Ty Dolla Sign ai që sjell edhe më pranë idenë e një vere të nxehtë. Me aq sa mund të shohim, duket se kjo është një përzgjedhje ideale për depërtimin e Elvanës në industrinë e muzikës ndërkombëtare.
Si Ty Dolla Sign, ashtu dhe Poo Bear kanë komentuar në postimin e Gjatës, ndërsa kjo e fundit ka lajmëruar dhe një herë se projektin e plotë do ta publikojë më 6 prill. E sa për fansat: duken më entuziastë se kurrë!



















