Janë pikërisht vajzat e apasionuara pas modës, ato të cilat ju kushtojnë rëndësi të veçantë aksesorëve. Ndër më të preferuarit janë syzet e diellit, që çdo sezon vijnë me tendenca nga më të ndryshmet. Rikthimi në modë i një stili apo një tjetri ka bërë që të shohim shumë nga vajzat e shoubizit të huaj dhe atij shqiptar. E kuqja transparente mund të ishte në modë pranverën e shkuar, por këtë vit vajzat po shihen të drejtohen tek modeli retro ‘cateye’, që po e shohim pothuajse kudo.
Me xhama të zinj ose reflektues, të njejtin stil e kemi parë tek Armina Mevlani, Dua Lipa, Anxhelina Kotorri, Aurela Hoxha dhe super-modelja Gigi Hadid. Vajzat njihen për natyrën eksperimentuese me syzet e diellit dhe jo pak herë janë komentuar pikërisht për zgjedhje të kësaj natyre. Në sondazhin e mëposhtëm ju keni mundësinë të votoni për të preferuarën tuaj. Cilës prej vajzave i shkojnë më shumë syzet retro ‘cateye’ të kuqe? Votimi do të qendrojë i hapur për 24 orë, dhe si gjithmonë, në fund do të shpallet fituesja në bazë të votave tuaja.
Nuk keni më se ç’prisni!
https://www.playbuzz.com/item/d694a0cb-b2ff-4575-9a72-78cd0dd95569



















