KreuCelebrity

Bella Hadid debat me ndjekësen në rrjetet sociale, i kthen përgjigje pa e pritur askush!

Menduat se vetëm personazhet shqiptarë krijojnë konflikte me ndjekësit ‘online’? Epo, ja që dhe VIP-a si Bella Hadid e gjejnë kohën për t’iu kthyer ndjekësve, në rast se këta të fundit reagojnë negativisht. Në një nga fotot ku Hadid pozon krah Kendall Jenner, një komentuese ka folur për ndërhyrjet estetike të të dyja vajzave.

A post shared by Bella ? (@bellahadid)

“Dy kuçka plastike të ulura në një pemë, njëra me operacion në hundë, tjetra me ndërhyrje në buzë, oh dhe le të mos harrojmë punën me mollëzat. Paratë mund t’ju blejnë fytyra të reja, por jo personalitete, gjë që ju nevojitet këtyre dy vajzave”, ka shkruar ndjekësja. Një koment të tillë Bella jo vetëm që e ka lexuar, por ka reaguar në mënyrë të menjëhershme. “Do doja që t’i njihje personalitetet tona. Dhe jo vetëm kaq, sepse do doja të merreshe me punët e tua. Bekimet e mia për ty, zemër. Xhelozia është një britmë për ndihmë, për të cilën do të doja të të ndihmoja”, ka shkruar Bella, përgjigjen e së cilës komentuesja nuk e ka pritur aspak.

Duke i dalë në mbrojtje vetes dhe mikeshës Kendall, Hadid sapo na provoi që tregohet e kujdesshme ndaj komenteve në rrjetet sociale. E kujt ia kishte marrë mendja! Ngjason si një ‘luftë’ urrejtje tipike prej vajzash gjimnazi, apo jo?

A post shared by Bella ? (@bellahadid)

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF