KreuCelebrity

Një incident i vogël gjatë udhëtimit/ Dua Lipës i ndodh e papritura!

Duket sikur jeta e Dua Lipës tashmë është vetëm udhëtim. E kemi parë brenda dhe jashtë Europës, ndërsa diferenca e ditëve, nga një fluturim në tjetrin është vërtetë shumë e shkrutër. Ndonëse u përball me një nderlikim në dhëmballë, kjo nuk e ndaloi Duan të shkonte drejt Australisë për një performancë në Sidney. Por, udhëtimi i fundit në Paris duket se nuk ka shkuar ashtu siç pritej.

https://www.instagram.com/p/BhEdp3tl-hV/?hl=en&taken-by=dualipa

Nuk kemi pse e fajësojmë, pasi ngarkesa ndikon shumë në kujtesën tonë. Kjo i ka ndodhur edhe Lipës, e cila ka harruar më të rëndësishmen: pasaportën e saj! Këngëtarja e ka sqaruar me humor këtë situatë në rrjetet sociale, nëpërmjet postimit të një imazhi të vetes. Duke përdorur filtrat e një kllouni, Dua ka shkruar: “Harrova pasaportën gjatë rrugës në Paris dhe tani ndihem totalisht budallaçkë.” Duke marrë parasysh axhendën e ngjeshur të Lipës, duket se gjithçka justifikohet edhe në momente të tilla.

Lipa po përjeton emocionet e publikimit të këngës së re në bashkëpunim me Calvin Harris, që pritet ta dëgjojmë më datë 6 prill. Të jetë vallë incidenti i Duas një ‘mallkim’ i Ritës për ‘rrëmbimin’ e ish-të dashurit? Natyrisht, këto janë veëm komentet e disa prej ndjekësve, të cilët mendojnë se Dua dhe Rita nuk shkojnë aspak mirë me njëra-tjetrën…

https://www.instagram.com/p/BhE80myF5Sy/?hl=en&taken-by=dualipa

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF