KreuCelebrity

Dhe modeli ‘cateye’ i shkon më shumë…? Ja se cilën nga vajzat zgjodhën votuesit e BORDO!

Ditën e djeshme, bordo.al hapi një sondazh lidhur me një ndër aksesorët më të dashur të femrave. Ishin pesë vajza ato që pikasën me modelin e syzeve të kuqe retro ‘cateye’, e për këtë arsye u vunë në garë përballë njëra-tjetrës. Armina Mevlani, Dua Lipa, Anxhelina Kotorri, Aurela Hoxha dhe Gigi Hadid kishin shkuar drejt zgjedhjeve të njejta, ndërsa votuesit zgjodhën të preferuarën e tyre.

Vendi i parë nuk shkon për ndonjë nga personazhet shqiptare, pasi Gigi Hadid ka rrëmbyer 51% të votave. Super-modelja është parë disa herë me një stil të tillë, e duket se e ka pjesë të koleksionit të të preferuarave. Me pas, vjen këngëtarja më e dashur për shqiptarët, Dua Lipa, me 19% të votave. Është e kuptueshme që Dua ka shkuar drejt një zgjedhje të kësaj natyre, pasi termi ‘retro’ duket si më ideali për ta përshkruar paraqitjen e artistes në tërësi. Ndër dy blogeret, Armina dhe Anxhelina, kjo e fundit ka rrëmbyer vendin e tretë me 14% të votave, duke lënë pas kështu Mevlanin, me 12%. Anxhelina, ndryshe nga vajzat e tjera, kishte preferuar versionin e xhamit – pasqyrë, për t’ia shtuar veçantinë aksesorit. E fundit në listë është Aurela Hoxha, me vetëm 5% të votave, duke mbetur kështu e fundit ndër pesë personazhet.

Për të gjithë ata që e humbën, më poshtë do të gjeni imazhin e secilës prej vajzave me syzet e kuqe retro ‘cateye’. Do ta preferonit një aksesor të tillë për veten?

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF