E dinim prej më shumë se një jave që Manjola Nallbani do të ishte një nga personazhet e ftuar e “Në kurthin e Piter Pan”. E ulur përballë fëmijëve, Nallbani ka zbuluar disa detaje nga jeta personale, ku nuk ka kursyer historitë e fëmijërisë me Eraldin, vëllain e saj e njëkohësisht, një ndër kameramanët e televizionit Klan. Eraldi ka qenë i pranishëm në skenë, duke xhiruar të motrën, ndërsa kjo e fundit ka rrëfyer një episod komik nga koha e vegjëlisë.
Eraldin e kanë pyetur se si ndihej në çastet që po xhironte artisten, e përgjgija e tij ka qenë shumë e shkurtër: “Po dridhem…” Përpos kësaj surprize të këndshme, ardhur nga prapaskenat e spektaklit, Manjola është ndalur tek një detaj interesant nga përditshmëria e saj. Pse nuk e shohim Nallbanin të pozojë shpesh krah të shoqit? Në një kohë kur dedikimet për të janë të shumta, këngëtarja rezervohet kur vjen puna tek publikimi i imazheve së bashku. E për këtë, Manjola e ka patur një përgjigje.
“Njerëzit frymëzohen nga ne, nga muzika jonë. Ndërkohë që, bashkëshorti im, Sokoli, ka një profesion tjetër. Është gjykatës dhe nuk i pëlqen vëmendja e tillë, e rrjetev sociale”, është shprehur Nallbani, duke na lënë kështu të kuptojmë se ‘faji’ është i bashkëshortit në këtë rast. Ndonjëherë, kjo është zgjidhje vërtetë e duhur, apo jo?



















