KreuCelebrity

Mes Kim dhe Beyonce, si po inspirohet Elvana nga të famshmet për tendencat e fundit të grimit?

Për vetëm tre ditë, Elvana Gjata do të publikojë klipin e ri, këngë në të cilën ka bashkëpunuar me Ty Dolla Sign. Me aq sa ka publikuar Elvana, video është frymëzuar nga vitet ’90, e kjo mund të dallohet nga atmosfera përreth. Plot ritëm dhe gjallëri, pritet që projekti të shndërrohet shumë shpejt në hitin e verës.

Elvana ka postuar dhe disa foto të reja, që na kthejnë disi pas në kohë. Arsyeja? Grimi i rënduar i këngëatares! Prej disa kohësh, kishim parë tendencën për një dukje sa më natyrale nga ana e Gjatës. Duke përdorur nuancën bezhë dhe kafe të lehtë, shpesh Elvana të jepte përshtypjen se ishte krejt e pa lyer. Madje, dhe në koncertin recital, ajo zgjodhi një paraqitje shumë pranë origjinalit, ndërsa zgjedhje të kësaj natyre kemi parë edhe tek Beyonce. Kjo e fundit është vënë re se preferon më së shumti natyralitetin në imazhet e postuara në rrjetet sociale, duke u larguar nga sytë e ngarkuar me ngjyra të forta apo të ndezura.

Nga ana tjetër, Kim Kardashian ka lançuar linjën e re të produkteve kozmetike, prej së cilave më së shumti ka veçuar tonalitetin blu për zonën e syve. Ishte si shenja dalluese e promovimit të kësaj risie në biznesin e Kim, e duket se Elvana është inspiruar nga Kardashian. Në foton e publikuar disa orë më parë, Gjata shihet me sytë e lyer blu, dhe buzët e theksuara, duke ndryshuar totalisht nga postimet e disa ditëve më parë. Si mendoni, cili version i grimit shkon më shumë Elvanës? Jeni pro origjinalitetit apo e ndjeni të nevojshëm make up-in?

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF