Kur mendojmë për produktet e bukurisë që Kim Kardashian përdor, padyshim i mendojmë se janë aq shumë të kushtueshme, sa një vajzë shumë e thjeshtë nuk mundet t’i ketë. Por deri më tani e kemi menduar shumë gabim!
Në postimin e fundit, Kim Kardashian ka treguar se rimeli i saj kushton vetëm 6 dollarë. Ajo është shprehur se është e fiksuar pas “L’Oreal Paris Voluminous Mascara” e që nuk e ndërron me asgjë tjetër. Por nuk është vetëm e preferuara e saj, por edhe e make up artistit shqiptar, Mario.
Kur vjen bukur tek trajtimet e bukurisë, Kim Kardashian shpenzon rreth 3 mijë dollarë në muaj më një përllogaritje të vogël, pasi ajo bën pothuajse çdo ditë një maskë bukurise, në mbrëmje vonë kur vë në gjumë fëmijët, por mesa duket ka zgjedhur që të mos shpenzojë shumë kur vjen puna tek rimeli.
Çfarë prisni vajza! Nxitoni ta blini dhe ju!



















