Fotografitë janë shumë të bukura, jo vetëm për faktin se si janë kompozuar ato, por sepse të rikthejnë pas në kohë, të sjellin ndërmend disa kujtime. Pak javë më parë Ami dhe Ermali u bën prindër për herë të dytë të një vajze të vogël të quajtur Sia. Lajmi e bukur e dha vetë moderatori nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, ku shkruante “Zoti na bekoi sërish, kësaj here me vajzë”.
Kur kanë kaluar vetëm pak javë nga ardhja në jetë e Sias, Ami si shumë mama të tjera ka zgjedhur që t’i bëjë një set fotografik profesional Sias. Bukuroshja nuk ka prefruar që të ndajë me ndjekësit e saj në rrjetet sociale portetin e vajzës, por ne mund të shquajmë vetëm se është një vajzë me shumë flokë, brune njësoj si mami dhe babi.
Pjesë e setit duket se janë vetëm Ami dhe Sia, pasi Joeli është duke luajtur me lepurin.



















