Shpesh herë mund ta kemi thënë me shaka, kur vonohemi në evente të mëdha, që “unë nuk jam vonë, por të tjerët kanë ardhur herët”. Për ne është e tillë, por për një mbretëreshë jo vetëm që nuk është shaka, por është një “ligj” i pashkruar që të gjithë e dinë. Mirëpo Kate dhe William sapo e thyen këtë ligj, ndonëse për jo fajin e tyre. Ato kanë mbërritur të fundit në Kishë, gjatë Pashkëve për shkak të trafikut të madh që kishte atë ditë.
Sipas protokollit, personi i fundit që duhet të mbërrijë është mbretëshesha, por Kate dhe William e “thyen” atë. Gjithsesi, dukesha është shtazënë dhe edhe i tolerohet që të vijë me vonesë. Ajo është në pritje të fëmijës së tretë, i cili mendohet se do të vijë në jetë në 23 prill. Prezanca e saj ishte një surprizë për të gjithë, pasi mendohej që Kate kishte marrë “lejen e lindjes”.



















