KreuCelebrity

Pas 30 viteve si redaktore e revistës ‘Vogue’, Anna Wintour drejt largimit?

Nuk mund të mendohet Revista ‘Vogue’ pa Anna Wintour dhe Anna Wintour pa revistën ‘Vogue’, por mesa duket nga shtatori i vitit 2018 duhet të bëhemi gati që t’i ndajmë të dyja nga njëra tjetra.

Flitet se 68-vjeçarja do të heqë dorë nga të qenurit redaktore e plotfuqishme e një prej revistave, më të rëndësishme, e cilësuar si ‘bilbla e modës’ Vogue, por gjithashtu edhe nga posti i saj si drejtoreshë artistike në Condé Nast, pas dasmës së vajzës së saj.  Një lajm i tillë nuk është konfirmuar nga zëdhënësi i Condé Nast (një perandori mediatike që përfshin media print, online, televizione, kinema) i cili i ka mohuar kategorikisht këto zëra, por deklarata e tij nuk ishte aspak e plotë pasi refuzoi që të komentojmë më në mënyrë specifike mbi planet e Wintour, duke shtuar më tepër dyshimet.

Mendohet se zëvendësuesi i saj do të jetë redaktori i Vogue UK, Edward Enninful.

Kur Wintour mori frenat në Vogue në vitin 1988, revistat e shtypura ishin priza kryesore për dashamirët e modës për të parë koleksionet e projektuesve të tyre të preferuar. Nëse redaktorët e revistave në atë kohë nuk e konsideronin punën e një projektuesi të vlefshëm, lexuesit kurrsesi nuk mund ta shihin këtë koleksion. Sigurisht në atë periudhë kishte edhe revista të tjera në treg, por Vogue u bë stema definitive, apo e quajtur si bibla e modës.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF