KreuCelebrity

Dafina na kthen vite pas në kohë me këtë model flokësh, do të guxonit ta bënit?

Dafina njihet për natyrën e saj eksperimentuese. Që nga tatuazhet, e deri tek stili në tërësi, Zeqiri veçohet kur vjen puna tek paraqitja. Këtë herë, këngëtarja ka eksperimentuar disi ndryshe, duke na kthyer pas në kohë.

https://www.instagram.com/p/BhMhDnNADSg/

Me flokët e qethur shumë shkurt nga pas, e të lyer me ngjyrë të çelët, Dafina ka vendosur t’i japë një tjetër ‘prekje’ paraqitjes. Kujtojmë se modele të këtij lloji i kemi parë disa vite më herët, kohë kur shumë vajza u apasionuan pas këtij eksperimenti me look-un. Ndërsa, 2007-2010 ishin vitet kur të famshme si Rihanna, zgjodhën të njejtin stil, duke u shfaqur kështu me një pjesë të kokës së qethur shkurt, në njërën anë apo në tjetrën.

Mesa duket, stili ‘ghetto’ i Duffye-t e ka shtyrë këtë të fundit të shfaqet me këtë risi së fundmi. Do ta provonit ta bënit një prerje të tillë të flokëve?

https://www.instagram.com/p/BfEziPkA5yx/

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF