KreuCelebrity

Nga bota e spektaklit, në ambientet e bankës, vajza e ekranit shqiptar nis karrierën ndryshe!

Kemi parë shpesh që njerëz të një fushe të caktuar të nisin rrugëtimin në televizion, për të mos i kthyer më mbrapa. Rrallë na rastis të shohim të kundërtën, e mesa duket për disa nuk është keq të ndryshosh drejtimin nē karrierë. Nëse Hueyda El Saied e njohim si showgirl-in shqiptar, që tani e tutje Hueyda do të ushtrojë një tjetër profesion.

https://www.instagram.com/p/BeOLsGZB2DE/

El Saied ka nisur punë në bankë, në Luksemburg, vendin ku jeton së bashku me djalin. Lajmin e ka bërë të ditur vetë Hueyda, nëpërmjet një video në InstaStory. “Se unë kam filluar punë në një bankë. Po që më pëlqen…”, ka thënë El Saied duke qeshur, teksa ka vizituar një muze. Si gjithmonë e shoqëruar nga mikeshat, Hueyda nuk ka qenë e vetme as në këtë vizitë.

Përkushtimi ndaj Gabrielit, zë një pjesë të mirë të kohës së Hueydës. Por, duket se puna në bankë do ta rrëmbejë El Saied për pak kohë nga ekrani shqiptar.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF