Kim Kardashian ka postuar foton e parë familjare që pas ardhjes në jetë të vajzës së vogël Chicago.
Duket shumë perfekte apo jo?
Po kështu duket, por nuk është! Nëse do të ndaleni të shikoni më vemendje, Kanye West ka rrudhur shumë vetullat dhe duket sikur i thotë fotografit “shkrepe shpejt”, North ka ngritur dy gishtat lart në formën e paqes, e ndërkohë që këmba i ka rënë shumë butë, jo sepse ka shkelur në bar, por sepse qëndron mbi këmbët e mamit të saj. Nga ana tjetër, Saint nuk e ka aspak mendjen që aty po shkrepet një foto familjare dhe Kim është detyruar ta mbajë atë nga këmisha pasi nuk dëshironte që të qëndronte.
Për Kim nuk ka shumë koment, ajo si gjithmonë duket e mrekullueshme teksa mban në krah të voglën Chi, e cila e pashqetësuar aspak nga ajo çfarë po ndodh rreth saj, vijon të flejë gjumë.
“Nuk mendoj se e kuptoni se sa e vështirë është shkrepësh një foto të mirë familjare. Kjo ishte e gjitha përpara se tre fëmijët të qanin. Mendoj se dhe unë qava gjithashtu”, shkruan Kim.
Dhe ka plotësisht të drejtë!



















