KreuCelebrity

Zbulohet stilistja që do të veshë Eugent Bushpepën në Eurovizion!

Nëse mendonim se dinim gjithçka lidhur me performancën e Eugent Bushpepës në Eurovizion, gabonim. Kemi dëgjuar këngën me dhjetëra herë, jemi njohur me klipin, mësuam se në cilën prej mbrëmjeve do të performojë…Por, kush do të kujdeset për paraqitjen e Gentit në natën e shumëpritur?

https://www.instagram.com/p/BcU6FjCA0zX/

Është Enada At’Nikolla ajo që do të kujdeset me detaje lidhur me veshjen e Bushpepës, dhe jo vetëm. Dy ndihmës-vokalistet dhe tre instrumentistët, të cilët do t’i bashkohen artistit përfaqësues në skenë, do të vishen po ashtu nga At’Nikolla. “Tani do të kaloj nga skena e operës, në stilin rock, me pak fjalë krejt ndryshe”, ka thënë Enada, ndërsa ka shtuar se për krijimet e reja do të marrë edhe opinionin e stafit të RTSH-së.

A post shared by Enada At'Nikolla Atelie (@enadaatnikolla)

Eugenti pritet të performojë i treti në natën e parë (8 maj) në Lisbonë, e për sa i përket stilistes, At’Nikolla ka shprehur se do të nisë punën që tani. Nuk mbetet gjë tjetër, veçse t’i urojmë suksese grupit!

https://www.instagram.com/p/BUCq230jqrD/

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF