Duke qenë se janë rritur të dyja në ekran, nuk e mendojmë dot Luanën pa Marinën dhe Marinën pa Luanën. Ato formojnë një dyshe shumë simpatike, që kanë rrëmbyer zemrat e publikut që në daljet e tyre të para, ndonëse fansat i kanë të ndara dhe këtë gjë e dinë mire edhe ato vetë; djemtë i ka Luana dhe vajzat Marina. E kishit kuptuar dhe ju besojmë apo jo?
Familja Vjollca është e përbërë vetëm me vajza, e udhëhequr nga një heroinë siç është mamaja e tyre, Maria. Postimet ku i shprehin dashurinë nuk kanë munguar asnjëherë dhe kësaj radhe është Luana, ajo e cila i ka bërë një dedikim dashurie motrës së madhe, Lira e cila është jo pak e njohur për publikun. Moderatorja ka postuar një foto të shkrepur shumë vite më parë, atëherë kur Luana ishte vetëm një fëmijë me flokët e shkurtra si një djalë, e ndërsa Lira është e veshur me fustan nusërie. Nuk e dimë nëse ka qenë dita kur Lira është martuar, por veshja e Luanës na rikthen pas në kohë, siç do fëmijë. Me siguri edhe ti e ke një foto i veshur kështu apo kur mami t’i ka prerë flokët e shkurtra si djalë…
Por gjithsesi më e bukur se fotoja, është përshkrimi që ajo i ka bashkangjitur fotos.
“Gjithë jetën kam me të mbyt me puthje si këtu jeta ime”, shkruan Luana.



















