KreuCelebrity

Justin Bieber zbulon dhimbjen e tij më të madhe, nuk bëhet fjalë për Selena Gemez

Aq shumë kemi folur për Selena Gomez dhe JuSTIN Bieber saqë duket sikur ne jemi fajtor që ato nuk janë sërish bashkë. Ndahen, ribashkohen, ndahen sërish, ribashkohen sërish, janë këto lajmet që mund të lexosh për çiftin e këngëtarëve, pasi të dy janë shkëputur për pak kohë nga karriera e tyre muzikore.

Megjithatë, kësaj here nuk do të flasim pë marrëdhënien e tyre, që është aq e komplikuar sa ndoshta, as ato nuk arrijnë ta kuptojnë, por për një postim në rrjetet sociale që ka bërë këngëtari i hitit ‘Babe’ që ka të bëjë me tatuazhet. Mund ta keni vënë re se kohët e fundit, asnjë pjesë e trupit të tij nuk ka mbetur e pastër, por numri i tatuazheve sa vjen dhe shtohet. Është mani dhe e kuptojmë mjaft mirë Justin këtu.

“Nëse tatuazhet nuk do të dhimbnin kaq shumë do t’i bënin të gjithë. Më shumë se 100 orë në trupin tim dhe nuk do të hiqja asnjë prej tyre. E dua shuëm artin dhe e kam shndërruar trupin tim në një kanavacë dhe më pëlqen shumë”, shkruan ai bashkangjitur fotos ku i gjithë trupi i tij duket i mbuluar nga tatuazhet.

E mbani mend Juastin Bieber si dukej në fillimet e tij?

…Si ka ndryshuar me kalimin e viteve…

Sa ndryshe apo jo?

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF