KreuCelebrity

E kopjon reperi me famë botërore, Ledri ka diçka për t’i thënë!

Ledri po shihet gjithnjë e më aktiv në muzikë së fundmi. Jo vetëm këngët e realizuara, por edhe klipet e njëpasnjëshme kanë bërë që reperi të jetë fokusi i vëmendjes në shumë pak kohë. E kemi parë të angazhuar në koncerte jashtë vendit, ashtu sikurse gjithmonë spikat stili i veçantë i videove të realizuara.

Mesa duket, një ndër klipet e realizuara para pak kohësh nga A$AP ka ngjashmëri të madhe me “1 Janari”, projekt që Ledri e publikoi në po të njejtën datë. Risia qendronte tek zgjedhja në mënyrën e xhirimit, pasi pothuajse gjithçka ishte e konceptuar në bazë të kamerës, që dukej sikur lëvizte 360° rreth personazhit. Kështu, shumica e planeve të realizuara nga lart, kanë qenë të preferuarat e realizuesve të klipit të A$AP. Ledri e ka pikasur diçka të tillë dhe ka nxituar ta ndajë me ndjekësit në Instastory.

“E vogël bota, po na kopjojnë amerikanët”, ka shkruar ai me humor, duke lënë të kuptohet se një ngjashmëri e tillë i ka pëlqyer jo pak Ledrit. Zakonisht, ndodh e kundërta, pra shohim artistët shqiptarë të kopjojnë të huajt. Por, siç ka thënë dhe Vula, bota është e vogël!

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF