Të qenurit gazetar, padyshim nuk është aspak shumë e lehtë.
Ndonëse shumica e shohin si një profesion që thjesht duhet drejtuar mikrofoni dikujt për të thënë atë që ai dëshiron, në realitet nuk është aspak kështu. Në rastin kur edhe vetë gazetarja e ka menduar gazetarinë si kjo shumicë, rezultati është pikërisht ky: e mbani mend besojmë videon e famshme të gazetares së ‘A1 News’ teksa e pyeti Kastriot Tushën “po ju jeni artist”?
Kjo video u përhap me shpejtësinë e dritës dhe pati reagime nga më të ashpra për gazetaren, ndonëse pa pasur qëllim për të mbrojtur vajzën që u ‘kryqëzua’ pas asaj pyetje, ajo ishte thjesht një praktikante dhe përgjegjësia duhet binte vetëm mbi median në të cilën punonte.
Megjithatë, kur kanë kaluar rreth një vit, Kastriot Tusha, ka komentuar këtë moment të sikletshëm në të cilin u gjend.
“Jo të gjithë duhet të më njohin mua, por kur mbulon një fushë të caktuar duhet të jesh e përgatitur. Të tjera përgjigje kisha në tru e të tjera gjëra thashë. Pati reagime të shumta nga ajo video dhe nuk ishte mirë për vajzën”,- deklaroi Tusha i ftuar në ‘Pasdite në Top Channel’.



















