KreuCelebrity

Sa nur i ka dhënë shtatzënia, këngëtarja shqiptare organizon një babyshower të veçantë

Është ndër ato këngëtare që ka zgjedhur që jetën e saj personale ta mbajë shumë private. Në një kohë kur ne nuk e dinim nëse ishte në një marrëdhënie apo, Blerina Braka na çuditi me deklaratën e saj në festivalin ‘Kënga Magjike’  ku ia dedikoi çmimin bashkëshortit të saj. Bashkëshortit? Po, pas një hije dyshimi nëse e dëgjuam mirë ose jo, Blerina na konfirmoi që ishte martuar, por jo vetëm, ishte dhe në një pritje të ëmbël.

Ajo do të bëhet së shpejti nënë e një djali e ndërsa vetëm pak ditë më parë ka mbledhur mikeshat e saj në babayshowr-in, siç është shndërruar tashmë një traditë. E veshur me një fustan ngjyrë bojëqielli, me flokët gjysmë të lëshuara dhe jo më bjonde platin, Blerina dukej shumë e bukur.

Pa dyshim shtatzënia i ka dhënë shumë nur.

 

Ndërkohë edhe dedikimet për bebushin që nuk ka ardhur ende në jerë nuk kanë munguar.

“Mezi pres të të shoh”, shkruan ajo.