KreuCelebrity

Si duket Jennifer Aniston pas ndarjes nga Justin? Jemi të lumtur kur shohim këto foto

Pas ndarjes nga Justin Theroux, Jennifer Aniston po vazhdon jetën e saj si beqare në moshën 49 vjeçare. Aktorja u fotografua pasditen e djeshme teksa u largua nga një sallon bukurie Beverly Hills me një look shumë pak të ndryshuar, disa fije më tepër më flokë,  por si gjithnjë shumë e freskët.

E veshur shumë thjeshtë, më tepër sportive, ndonëse kishte veshur çizme me pak takë, Jenn u shfaq e qeshur, por edhe shumë në formë. Pranë saj qëndronte vetëm truproja.


Jennifer Aniston u nda pak muaj më parë nga aktori Justin Theroux. Nëpërmjet një deklarate të përbashkët për mediat, çifti konfirmoi ndarjen e tyre, por duke mos thënë asnjë arsye. Është aluduar shumë se cilat kanë qenë motivet që shtynë çiftin t’i jepnin fund lidhjes së tyre 7 vjeçare, ku më kryesoret ishin dyshimet për një ribashkim të aktores me Brad Pitt, por edhe largësia që ishte prezente në marrëdhënien e tyre.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF