KreuCelebrity

Një urim tipik rock ‘n’ roll, Renisi zbulon një detaj për Ton Dedën në ditën e tij të lindjes!

Data 5 e ka gjetur Elton Dedën duke festuar 45-vjetorin e lindjes. Mes një karriere të gjatë e të pasur me krijimtari të shumtë muzikore, Eltoni mbetet një ndër muzikantët më të mirë vendas. E të gjithë të apasionuarit pas zhanrit rock, e ndjekin nga afër punën dhe aktivitetin e tij artistik.

https://www.instagram.com/p/Bg5tsGygQoT/

Me rastin e përvjetorit, Deda ka mbledhur disa të afërm e miq, për të festuar si duhet. Ndër kolegët, emra si: Aleksandër Gjoka, Eneda Tarifa, Redon Makashi e Renis Gjoka nuk i kanë munguar tryezës së festimit. Megjithatë, duket se urimi më i veçantë ka ardhur nga Renisi. Ai ka publikuar foton e një shisheje Jack Daniels, ku dhe ka shkruar: “O Ton Deda, edhe 100 mer plak. Ti dhe Lemmy Kilmister e keni nderuar këtë pije.” Duket se një urim më ‘rock ‘n’ roll’ se kaq nuk mund t’i vinte Tonit në këtë ditë sepciale, ndërsa Renisi na zbuloi pijen e preferuar të Dedës.

E një rokeri si Toni, shishja e Jack-ut i qendron më së miri, apo jo? Fundja, artistëve ju përshtaten këto lloj ‘rebelizmash’!

A post shared by Elton Deda (@tondeda)

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF