KreuCelebrity

Ditëlindja speciale e Oni Hysenbelliut, nga Tokyo, tek surpriza në Tiranë

Dy ditë më parë, një prej djemve më të komentuar shqiptarë ka festuar 26-vjetorin. Fatmir Hysenbelliun (siç e njohin e shumica, Oni) e shohim shpesh në udhëtime, e pikërisht ditën e tij speciale ka vendosur ta kalojë jashtë vendit. Ndryshe nga Amerika apo destinacionet europiane, Oni ka zgjedhur Tokion për 4 prillin e këtij viti.

A post shared by Fatmir “Oni” Hysenbelliu (@fatmirhysenbelliu)

Një vendim i tillë nuk ka ardhur më kot. Ai ka shpjeguar gjithçka nëpërmjet një postimi në Instagram. “Sot është ditëlindja ime, prandaj erdha në këtë vend të shenjtë për t’u lutur për familjen, shëndetin dhe paqen në botë!”, ka shkruar Hysenbelliu, teksa shfaqet në Meiji Jingu Shrine. Duke qenë se në shumë intervista, Oni ka theksuar dashurinë dhe kujdesin për familjen, ai nuk ka pritur më gjatë për t’u kthyer në Tiranë, duke gjetur një tjetër surprizë.

A post shared by Fatmir “Oni” Hysenbelliu (@fatmirhysenbelliu)

Një tortë enkas për të, me urimin “Oni, edhe 100”, e me qirinjtë që formonin numrin 26 – ka qenë kjo ajo çka e ka lumturuar Hysenbelliun, edhe pse dy ditë më pas. “Si të pret familja, kur ke qenë larg shtëpisë për ditëlindje”, ka shkruar ai, ndërsa kanë qenë të shumtë komentuesit që e kanë uruar në rrjet. Ditëlindje vërtetë speciale!

A post shared by Fatmir “Oni” Hysenbelliu (@fatmirhysenbelliu)

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF