Martesa e tyre disa vjeçare ka pësuar uljet e ngritjet e veta. Nga turet e përbashkëta disa mujore kudo nëpër botë, e deri tek tradhëtitë, jeta e Beyonce dhe Jay Z me siguri do të bëhet film së shpejti. Pavarësisht thashethemeve, Jay Z i surprizoi të gjithë kur pranoi publikisht tradhëtinë ndaj Bey.
Këtë herë, reperi ka folur për mënyrën se si bashkëshortja e ka përjetuar situatën, në emisionin e Letterman. Ky i fundit, ka ndarë eksepriencën e ngjashme me të Jay Z, për t’i siguruar këngëtarit atmosferën e nevojshme për t’u shprehur lirshëm. Carter nuk ka peitur dhe më gjatë dhe e ka sqaruar atë fazë kalimtare të jetës.
“Ashtu sikurse ti, edhe unë kam një bashkëshorte të bukur, që u tregua e kuptueshme dhe që e dinte se kjo e keqe nuk mund të mposhte të mirat që kisha bërë ndër vite. Ajo ishte e para që mori iniciativën për të shkuar në terapi, sepse ne e duam njëri-tjetrin me të vërtetë”, është shprehur fillimisht Jay Z. Më pas, ai ka shtuar: “Prej vitesh, muzika që po bëj tani është rezultat i asaj çka kam kaluar ndër vite. Mendoj se tashmë jemi shumë më mirë se më parë, por gjithsesi vazhdojmë punën për përmirësim dhe rritemi dita-ditës së bashku. Jam krenar për babain dhe bashkëshortin që jam sot, falë gjithë punës së bërë”.
Aktivitetet e fundit të çiftit të bëjnë të besosh se gjithçka mes tyre është duke ecur më së miri. Dhe shpresojmë që ky të jetë rasti i fundit që dëgjojmë nga Jay Z…



















