KreuCelebrity

Elvana publikon këngën e re, por fansat kanë një kërkesë: “Boll këndove anglisht!”

Ashtu sikurse e premtoi, Elvana publikoi ditën e sotme bashkëpunimin me Ty Dolla Sign, të titulluar “Off Guard”. E thamë që projekti do të vinte me një atmosferë tipike prej viteve ’90-të dhe përpos klipit, e tillë është edhe kënga në tërësi. Fillimisht, pati disa probleme me shikueshmërinë, pasi në disa vende, përfshirë këtu edhe Maqedoninë, video nuk ishte e disponueshme.

Një problem i tillë u rregullua nga Vevo dhe Sony Studios, ndërsa fansat patën mundësinë të dëgjonin këngën e re. Publikuar vetëm pak orë më parë, “Off Guard” ka mbledhur deri më tani rreth 80 mijë shikime, e nuk kanë qenë të pakta komentet, kryesisht të ardhura nga shqiptarët. Teksa disa e kanë përgëzuar Gjatën për projektin e fundit, ka patur dhe nga ata që e kanë kritikuar theksin e Elvanës gjatë të kënduarit në gjuhën angleze.

Një problem i tillë u has edhe në këngën “Forever Is Over”, e duket se disa nga fansat vazhdojnë të mendojnë se artistja duhet t’i kthehet këngës shqip. Megjithatë, është ende herët për të dalë në konkluzione, pasi nuk është çudi që “Off Guard” të jetë një ndër hitet e verës. Ç’mendim keni për këngën e re të Gjatës?

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF