KreuCelebrity

Një surprizë e madhe në ‘DWTS’, Dioni merr një urim si duhet për ardhjen në jetë të vajzës!

Pak ditë më parë, Soni Malaj mbeti pa partnerin e saj të kërcimit, duke u detyruar kështu të ushtrohej me koreografen e spektaklit, Oltën. Arsyeja? Dion Gjinika, balerini që shfaqet çdo të premte krah Malaj, përjetoi emocionet më të ëmbla, me ardhjen e vazjës së tij në jetë. Ndonëse për ndjekësit ishte një surprizë, konkurrentët nxituan ta uronin në rrjetet sociale, ku ndër të tjera Gjinika zbuloi emrin e vogëlushes Isabel.

A post shared by Dion Gjinika (@dion_gjinika)

Mbrëmjen e djeshme, siç edhe pritej, Dioni u shfaq në skenë për të dhënë performuar numrin e radhës, por le të themi se nuk ishte një natë si gjithë të tjerat. Në prapaskenë, aty ku përgatiten konkurrentët, Gjinika është uruar si duhet nga stafi i ‘DWTS’ dhe kolegët e tij. Tollumbace rozë, një kornizë ku shihej një dedikim special për Isabel nga ‘Dancing With The Stars’ dhe tortë – kaq ka mjaftuar që Dioni të mbetej pa fjalë. Konkurrentët janë kujdesur ta gëzojnë atmosferën në maksimum, ndërsja kjo surprizë e përgatitur me detaje ka qenë një tjetër formë urimi mirëseardhje për vogëlushen.

Nuk ndodh shpesh të shohim të tilla dedikime në spektakle të mëdha, sidomos në netët ‘live’, por mesa duket ‘DWTS’ ka menduar edhe për t’i servirur publikut diçka ndryshe. Surpriza të tilla do t’i dëshironim të gjithë, apo jo?

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF