KreuCelebrity

Pas Kim dhe Riri, këngëtarja e njohur gati për lançimin e linjës së re kozmetike

Duket disi e zakonshme kohët e fundit, nëse dëgjojmë një personazh apo një tjetër të gatshëm për të lanncuar një firmë të re kometike apo veshjesh. Kim dhe Rihanna janë vajzat që bënë më shumë bujë gjatë 2017-2018, e duket se nuk do të jenë të vetmet në këtë drejtim. Jennifer Lopez ka vendosur të përfshihet në biznesin e kozmetikës dhe gjithçka do ta shohim brenda këtij muaji.

Bashkëpunimi prej vitesh i J-Lo me L’Oreal Paris  i ka sjellë artistes miliona dollarë fitime, por Lopez nuk po e bën këtë vetëm për arsye përfitimi. Për linjën e saj personale, Jennifer ka bashkëpunuar me Inglot Cosmetics dhe pritet që profuktet të lançohen më 26 prill të këtij viti. Po, e lexuat mirë! “Është diçka që kam dashur ta bëj prej kohësh. Një linjë kozmetike vjen më tepër si progres natyral, pasi për shumë vite njerëzit vazhdojnë të më pyesin se çfarë produktesh përdor dhe si e fitoj shkëlqimin në lëkurën time”, ka thënë J-Lo për Women’s Wear Daily. Koleksioni pritet të përmbajë plot shtatëdhjetë produkte, ku përfshihen: tonalitet për sytë, bronxera, buzëkuqe, rimele, pudra etj. Sipas WWD, gjithçka konsiston në ngjurën bezhë të hapur, nuancën e arit dhe të shkëlqimit, në mënyrë që të ndihmojë klientët të fitojnë shkëlqimin klasik të artistes.

“Dëshiroja që atë çka unë përdor të mos e shprehja vetëm me fjalë. Cilësia për mua është primare. Nga ana tjetër, një pikë tejet e rëndësishme është edhe çmimi. Për këtë arsye, vendosa të bashkëpunoj me Inglot, në mënyrë që të përfitonim cilësi maksimale dhe kosto të përballueshme nga çdokush”, ka shtuar J-Lo, dërsa mësohet se çmimi më i shtrenjtë ndër produkte arrin deri në $49. Për të gjithë ata që dëshirojnë të bëjnë porosi ‘online’ pas datës 26 prill, do të mund të blejnë në faqen jenniferlopezinglot.com…Duket emocionuese!

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF