Sipas Page Six, kemi lajme të reja nga Brad Pitt. Aktori po frekuentohet me Neri Oxman, arkitekte dhe artiste që ka fituar disa çmime. Sipas të njejtit burim, ata u takuan nëpërmjet një projekti arkitekturor në universitetin ku Pitt është aktualisht i përfshirë.
Edhe pse përflitet që të dy janë thjesht miq për momentin, dyshohet se kjo marrëdhënie do të avancojë në një romancë. Pasioni për artin dhe arkitekturën i ka bashkuar Brad dhe Neri. Pitt është tejet i interesuar për Oxman, pasi i duket shumë tërheqëse. Të gjitha këto, vijnë si informacione nga burime të afërta të aktorit, për Page Six.
Ky është një tjetër lajm, që zyrtarizon edhe më shumë ndarjen përfundimtare të Pitt nga Jolie. Fansat e Brangelina-s nuk janë aspak të kënaqur…Si ju duket Oxman?



















