Uh, duket sikur 2018-ta është viti i prindërve, të paktën për personazhet shqiptarë. Pritje të ëmbla, ardhje në jetë…E tani, mesa duket listës së prindërve të rinj të shoubizit shqiptar do t’i shtohet një tjetër emër, ose të paktën kaq mund të kuptohet nga intervista e fundit. Bëhet fjalë për Landi Hysin, që për hir të së vërtetës, vështirë se mund ta imagjinonim se do të jepte një lajm të tillë!
Ai është një nga të ftuarit në ‘Thumb’, ku ka ndarë disa detaje lidhur me eksperiencën në ‘Dancing Ëith The Stars’, ashtu sikurse ka bërë dhe deklaratën e pazakontë. I pyetur nga gazetarja se nëse ka në plan të ketë një fëmijë, Landi ka thënë: “Le të themi për herë të parë që Landi shumë shpejt do të bëhet baba”. Hysi është treguar tejet i rezervuar mbi jetën e tij private, edhe pse prej kohësh përflitet se është duke përjetuar një histori shumë të bukur dashurie. Mesa duket, kjo jo vetëm që është e vërtetë, por do të finalizohet edhe me ardhjen në jetë të një vogëlushi apo vogëlusheje.
Ndoshta, ende nuk ka asgjë konkrete, dhe këngëtari mund t’i jetë referuar një kohe fare të afërt, e megjithatë në të dyja rastet, diçka ka rëndësi: Landin do ta shohim në rolin e babait më shpejt nga se pritej. Urime, Landi!



















