Teksa shohim në Instagram fotot e VIP-ave, jo rrallë herë mund të jemi ndjerë keq që nuk kemi një jetë si të tyren, mes luksit, ose shpesh dëshirojmë trupat e tyre; pa celulit, strija, që duket se çdo vajzë i ka problem, përveç atyre. Për ne duken si jashtëtokësore.
Por e vërteta është se edhe trupat e tyre nuk janë aq perfekt sa duken, thjesht pas tyre qëndron një staf i tërë që i ndihmojnë të duken të tilla. Këngëtarja Demi Lovato ka bërë disa postime në profilin e saj në Instagram ku na ka treguar se ka celulit në zonën e kofshëve, në bark ka strija, por edhe lëkurë të varur.
“Celuliti, por unë vazhdoj ta dua veten time. Kofshë të ngjitura, por sërish vazhdoj ta dua veten time, shkruan ajo.
Mesazhe të tilla janë shumë të rëndësishme të përcillen për publikun. Ato janë personazhe me shumë influencë në një target grup, ku mendimi i të tjerëve vlen shumë, siç janë adoleshentët. Kështu që një gjest i tillë ia vlen për t’u përshëndetur. Bravo Demi.



















