KreuCelebrity

Albana dhe Lori një projekt të përbashkët? Moderatorja na bën ta mendojmë këtë…

Albana Osmani është më e angazhuar se kurrë me nismën e saj ‘Ti je një lule dielli’. Përpos kësaj, moderatorja nuk i mungon ekranit, pasi e shohim çdo javë në Top Show Magazine. Por,  a do të shohim ndonjë projekt të ri nga Albana?

https://www.instagram.com/p/BhNAc0TlyY8/

Postimi i fundit i moderatores në Instastory i ka shtyrë të gjithë të mendojnë se Osmani është duke punuar diçka të re. Ajo ka publikuar një fletushkë ‘fati’, ku shihet e shkruar: “Lajme të reja”. Albana nuk është ndalur me kaq, pasi ka shtuar: “Lori Hoxha, amen”. Ndoshta, vajzat po punojnë për të sjellë diçka ndryshe? Kujtojmë se Lori ka eksperiencë si producente në disa emisione në Top Channel, kështu që nuk është aspak çudi nëse shohim një bashkëpunim të tillë.

Megjithatë, kjo mund të jetë dhe një bisedë private mes Albanës dhe Lorit, që nuk ka aspak lidhje me ekranin. Ne shpresojmë për të kundërtën.

https://www.instagram.com/p/Bg3rkCbFloK/

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF