Festat e ditëlindjes janë gjithnjë shumë të bukura, pasi qendra e vëmendjes pa dyshim je “ti”.
Njerëz të ndryshëm zgjedhin mënyra të ndryshme për të festuar këtë ditë të veçantë; disa preferojnë vende me muzikë të lartë në klube ku shishja e shampanjës me fishekzjarre u lë të nënkuptuar edhe të tjerëve që “ti” ke ditëlindjen, e ndërsa disa të tjera si modelja bukuroshe Anisa Mukaj ka preferuar që ditën e saj më të rëndësishme që ta kalojë nën shoqërinë e mikeshave të saj të ngushta në një darkë.
Një darkë e kuruar deri në detaje, ku dominonte ngjyra e zezë dhe gold, një menu aspak tradicionale dhe mbi të gjitha shumë vajzat të bukura të mbledhura në një tavoline, ku “mbretëresha” e mbrëmjes ishte padyshim, ajo, Anisa.
Hmm dhe diçka…Anisa është ‘single’, pasi nuk po shohim asnjë djalë në atë tavolinë? Ose ndoshta është vetëm ‘lady night’…



















