Ishin një ndër çiftet më të bukura (mund ta themi dhe në botë), por papritur kur gjithçka dukej se gjithçka po shkonte mirë, Zayn Malik dhe Gigi Hadid njoftuan ndarjen e tyre. Nëpërmjet një deklarate për mediat, këngëtari shkruajti se lidhja e tyre 2 vjeçare mori fund, e ndërsa për arsye u fol shumë se ishte largësia.
Mesa duket, nga postimet në rrjetet sociale, Zayn është ai që e ka përjetuar më tepër këtë ndajre. Në fillim ishin flokët e tij bjonde, më pas flokët totalisht jeshil, e ndërsa së fundmi Zayn ka fshirë të gjitha fotot në profilin e tij në Instagram. Asnjë foto, as ato që kishte me Gigin, por as nga koncertet, as me miqtë, asgjë! Ndoshta është një formë shumë e bukur për t’i fshirë të gjitha fotot me ish-in e tij, pa bërë shumë bujë.
Ndërkohë Gigi, i mban ende fotot me Zayn! Me siguri s’ka pasur kohë…



















