KreuCelebrity

Okay, Justin e bëri sërish! Po tani çfarë ka për t’i thënë Selenës?

Okay, po tani? Mirupafshim Selena, mirupafshim Baskin? Justin Bieber është fotografuar në rrugët e LA nën shoqërinë e një vajze tjetër. I veshur sportiv, me të zeza dhe djersitur (sapo kishte dalë nga palestra) këngëtari kanadez është parë shumë i lumtur në krahët e zeshkanes e cila nuk është një personazh i njohur.

Se çfarë po ndodh me Justin Bieber dhe Selena Gomez ende nuk dihet. Që ato janë ndarë, kjo është e sigurt, por burime për media të ndryshme, shprehen se Justin po përpiqet që të rifitojë sërish dashurinë e Selenës dhe se raporti i tij me modelen Baskin Champion ka qenë thjesht një mënyrë për të bërë xheloze këngëtaren 25-vjeçare, por nuk i ka funksionuar shumë mirë si plan, madje ka dhënë efektin e kundërt.

Por çfarë mund të themi për raportin e tij me këtë vajzë misterioze? Me siguri as ai vetë nuk e di!

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF