KreuCelebrity

Adrola Dushi flet për herë të parë për ndarjen dhe marrëdhënien me ish-bashkëshortin

Adrola Dushi ishte një nga dy të ftuarat në ‘Xing me Ermalin’, ku tregoi shumëçka lidhur me jetën personale dhe atë profesionale. Nuk pati ndonjëherë një reagim zyrtar, por prej kohësh u përfol se martesa e modeles me Adisin (babain e Troit) ishte drejt përfundimit. Adrola nuk nguroi të fliste për herë të parë publikisht lidhur me një çështje të tillë, pas dy vitesh ndarje.

https://www.instagram.com/p/Bedth0gHTqP/

“Martesa nuk ishte gabim. Thjesht unë dhe Adisi ishim shumë të rinj. Nuk mendoj se është as faji im, as faji i Adisit për ndarjen tonë. Është thjesht faji i situatës. Troi erdhi shumë shpejt në jetën tonë. Pse nuk funksionoi, do të mbetet mes meje dhe Adisit”, është shprehur Adrola, duke shtuar se marrëdhënia mes saj dhe ish-bashkëshortit mbetet shumë e mirë. “Nuk jemi ndarë me sherr e shamatë, kjo është gjë e mirë. Troit nuk i mungon as mami, as babi e as gjyshërit. Është ajo qershia mbi tortë në familjet tona”, ka vijuar dhe më tej, Dushi.

Modelja ka shpjeguar se ajo dhe Adisi komunikojnë dhe janë gjithmonë bashkë në vendimet lidhur me Troin. Me pak fjalë, një raport siç duhet të jetë.

https://www.instagram.com/p/Ben5tnYnUYd/

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF